Pas vdekjes (martirizimit) te Hz. Fatimese a.s. Imam Aliu a.s. nga vellau i tij Akil ibn Ebu Talib, i cili ishte njohesi me i mire i gjenetikes arabe, kerkoi qe ti gjen nje grua luaneshe e cila do perkujdeset per shtepine dhe femijet e tij. Akili i tha Imam Aliut a.s. qe nje grua e tille ekziston... Show More >>
Pas vdekjes (martirizimit) te Hz. Fatimese a.s. Imam Aliu a.s. nga vellau i tij Akil ibn Ebu Talib, i cili ishte njohesi me i mire i gjenetikes arabe, kerkoi qe ti gjen nje grua luaneshe e cila do perkujdeset per shtepine dhe femijet e tij. Akili i tha Imam Aliut a.s. qe nje grua e tille ekziston dhe se ajo eshte Fatime, vajza e Hizzam el Kelabijeh.
Ummul Benin metevertete ishte nje luaneshe e cila e vetmja qe e denje te zevendeson vajzen e profetit Muhammed s., Hz. Fatimene a.s.. U quajt Ummul Benin - nena e femijeve te vet, pasi qe vet deshiroi keshtu te quhet. I pyetur nga Imam Aliu a.s. se pse nuk deshiron ta therret me emrin e saj Fatime, ajo u pergjigj se kur e therret ashtu Hasan, Hysejni dhe Zejnebja me shikimet e tyre kerkojne nenen e tyre Hz. Fatimene a.s. dhe nga ky shkak ajo kerkoj te emertohet si Ummul Benin - nena e femijeve te saj.
Tere jeten e saj ia perkushtoi Imam Aliut a.s. dhe djemve te tij Imam Hasanit a.s. dhe Imam Hysejnit a.s. gjegjesisht ajo shkriu jeten e saj per Ehlibejtin a.s. dhe dha kater femijet e vet ne betejen e Qerbelase, njeri nder te cilet ishte "Hena e plote e Hashimiteve" - Abas Aliu - Hz. Ebul Fadhil Abbasi a.s..
Varri i saj gjendet 313 metra larg varrit te Hz. Fatimese a.s. ndersa varri i djalit te saj Abbasit a.s. gjendet 313 metra lart varrit te Imam Hysejnit a.s.. Ajo arriti te edukoi femijen i cili u be "Porta e deshirave" te besimtareve dhe njerin nga njerezit me te medhenj te njerezimit.
Qysh nga lindja e Abbasit, Imam Aliu a.s. perkdhelte duart dhe puthte syte e Abbasit. I pyetur nga Ummul Benin se pse keshtu vepron, Imam Aliu a.s. i thoshte se 'keto duar dhe keto sy do sakrifikohen per Hysejnin tim dhe per femijte e tij.' Ne kohen e martirizimit te Imam Aliut a.s. dhe ne kohen kur ai dorezonte testamentet femijeve te vet Hasanit dhe Hysejnit a.s., Abbasi erdhi tek Aliu a.s. dhe e pyeti babaun e vet; 'o baba, a nuk kam une testament (amanet), a nuk jam une djali yt?' Imam Aliu a.s. u pergjigj: 'Amaneti yt eshte Hysejni.'
Tere jeten e saj, Ummul Benin e edukoi dhe pergatiti Abas Aliun qe te permbush emanetin e babaut te tij ndersa kjo elegji pershkruan disa momente nga ndarja e saj me Abbasin a.s.. Pas tragjedise se Qerbelase, kur filluan te vijen lajmet per viktimat, njerezit erdhen dhe e lajmerua Ummul Benin se ajo ka humbur njerin djale. Ajo nuk degjonte fjalet e tyre por pyeti: 'cka u be djalin tim Hysejnin?' Ata nje nga nje lajmeruan per martirizimin e kater femijeve te saj por ajo nuk ua varrte veshin por pyeste per Hysejnin. Kur morri lajmin se dhe Abbasi a.s. eshte bere shehid, asaj nga dora i reshqiti nje femije te Ehlibejtit a.s. qe mbante ne dore, por ajo prap pyeti: 'cka u be me djalin tim Hysejnin?'
Ky projekt i dedikohet shenjterise se saj, Hz. Ummul Benin a.s.. Show Less >>
Having difficulty playing this video? Click here and let us know.
ShiaTV does not endorse any User Submission or any opinion, recommendation, or advice expressed therein, and ShiaTV expressly disclaims any and all liability in connection with User Submissions.
Comments
Add Comment